“Kjo që bëri Juve është e tmerrshme”

Futboll

“Kjo që bëri Juve është e tmerrshme”

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:30
Ronaldo

Gary Lineker ka kritikuar ashpër Juventus. Ish-lojtari i Tottenham, Leicester Everton dhe Barcelona nuk ka qenë i kënaqur me atë që ka postuar klubi italian në Twitter.

“Ronaldo ka treguar profesionalizëm të madh dhe seriozitet në këto muajt e fundit".

“Ai duhet nga të gjithë këtu dhe kjo histori ka ndodhur 10 vite më parë. Opinioni ynë nuk do të ndryshojë mbi këtë çështje…”

Gary Lineker nuk duket shumë i kënaqur teksa ka shkruar në Twitter: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në aspektin ligjor, por ajo që bëri Juve është e tmerrshme…”

Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar një femër në Las Vegas 10 vite më parë dhe aktualisht është nisur një investigim mbi këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat