Real ndodhet në prag të “krizës”, Alaves është në formë…

Futboll

Real ndodhet në prag të “krizës”, Alaves është në formë…

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:03
Real Madrid

Alaves do të jetë në kërkim të fitores së parë kundër Real Madrid, që nga sezoni 1999/2000, por që gjithashtu do të sillte një vend ndërmend katër ekipeve të para, teksa ata do të ndeshen me “Los Blancos”, për herë të tetë në këtë shekull.

Skuadra vendase aktualisht po shijon startin më të mirë të kampionatit që nga viti 2001, kur arriti deri në finalen e Kupës UEFA. Me pesë shënues në ndryshëm në tre ndeshjet e fundit, Alaves ka treguar se mund të ketë disa armë në sulm, teksa vetëm Barcelona dhe Betis kanë shënuar më shumë se ata.

Ndërkohë, Real Madrid ka marrë 14 pikë në shtatë ndeshjet e para dhe kjo situatë nuk ishte parë që nga viti 2012, kur e nisi kampionatin me 11 pikë. Nga nëntë pikë të mundshme, “merenges” kanë marrë vetëm katër pikë jashtë fushe në këtë kampionat. Gjithsesi, miqtë nuk humbasin pesë 12 ndeshjesh kundër Alaves me 10 fitore dhe 2 humbje në La Liga. Faktikisht humbja e tyre e vetme në qytetin baske ka ndodhur në sezonin 1997/98 në Kupën e Mbretit.

Ibai Gomez i Alaves është shpallur dy herë radhazi futbollisti më i mirë i ndeshjes, ndërsa nga ana tjetër, Karim Benzema, pasi e nisi sezonin me nga dy gola të shënuar në dy ndeshjet e para, nuk e ka gjetur golin në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë.

Nëntë ndeshjet e fundit mes Real dhe Alaves kanë prodhuar tre ose më shumë gola, megjithatë vetëm një nga tetë fitoret e Real Madrid kundër Alaves ka qenë me tre ose më shumë gola avantazh.

Alavesh është në vendin e 17-të të La Liga për sa i përket qarkullimit të topit me një mesatare 43.3%.

Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh vetëm në dy nga shtatë ndeshjet e luajtura në këtë sezon të La Liga. Vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të Real Madrid janë fushe ka prodhuar tre ose më shumë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat