Neymar, yllit të Premierligës: Hajde në Francë!

Futboll

Neymar, yllit të Premierligës: Hajde në Francë!

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:06
Neymar

Vazhdojnë të rriten zërat për largimin e Paul Pogbas nga Manchester United.

Pak për çudi, në këtë çështje ka filluar të përzihet edhe Neymar, i cili i ka shtuar zërat për transferimin e francezit te PSG.

Pogba po kalon përudhen më të brishtë te Manchester United që pas transferimit nga Juventusi në vitin 2016, shkaku i prishjes së raporteve me trajnerin Jose Mourinho.

‘Goal.com’ raporton se Neymar e ka telefonuar Pogban duke i kërkuar që të transferohet në Francë te skuadra e PSG-së.

Neymar dhe Pogba kanë qenë shumë herë pranë njëri-tjetrit, por pavarësisht nga dëshira e palëve dyshja nuk është bashkuar kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat