Eden Hazard ia jep një lajm të keq Chelseas

Futboll

Eden Hazard ia jep një lajm të keq Chelseas

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:36
Eden Hazard

Anësori belg ka pranuar se ndihet mirë aktualisht te Chelsea, po ka shtuar se dy muajt e ardhshëm mund të jenë ndryshe.

Reprezentuesi belg ka gëzuar formë të mirë në këtë fillim sezon, duke udhëhequr Chelsea në disa fitore.

Hazard po ashtu ka shënuar golin e vetëm në barazimin 1:1 të Chelsea me Liverpoolin.

“Për momentin ndihem mirë, por dy muajt e ardhshëm mund të jenë ndryshe”, ka thënë Hazard.

“Unë vetëm dua të vazhdoj të stërvitem, dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Nëse shënoj unë ndihem mirë, nëse nuk shënoj por luaj mirë, për mua është diçka perfekte. Vetëm dua të vazhdojmë të fitojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat