Ja pse Interi do të fitojë kundër Spal - Bota Sot
Ja pse Interi do të fitojë kundër Spal

Futboll

Ja pse Interi do të fitojë kundër Spal

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:39
Icardi

Spal ka një betejë me historinë, duke qenë se do të kërkojë fitoren e parë kundër Inter që nga viti 1962.

Në 12 ndeshjet e fundit janë regjistruar tre barazime dhe 9 fitore të zikaltërve.

Tre humbje radhazi kanë shuar disi entuziazmin e Spal që e nisi kampionatin me tre fitore dhe një barazim.

Ata kanë shënuar vetëm pesë gola në këtë edicion të Serie A, por mund të bazohen te fakti se kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura në fushën e tyre.

Nga ana tjetër, Inter ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit duke lënë pas shpine nisjen e kampionatit me shumë probleme. Edhe në ndeshjet e kampionatit, zikaltërit kanë të njëjtin bilanc 4 fitore dhe 1 humbje, me vetëm 3 gola të pësuar në këto pesë ndeshje.

Për më tepër, Inter ka pësuar pesë gola në dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura jashtë fushe për kampionatin italian.

Spal ka shënuar dhe ka pësuar gol në të gjitha pjesët e dyta të këtij sezoni në shtëpi, ndërsa Inter i ka shënuar të gjitha golat në transfertë të këtij kampionati, pikërisht në 45 minutat e dyta.

Më saktësisht, skuadra e Spalleti nuk ka shënuar asnjë gol jashtë fushe derisa është mbushur një orë lojë.

Vlen për t’u përmendur se tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Spal në shtëpi nuk kanë prodhuar më shumë se dy gola. Në nëntë ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, Spal nuk ka kaluar kurrë në avantazh kundër Inter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...