Klopp: Man City është skuadra që duhet mposhtur

Futboll

Klopp: Man City është skuadra që duhet mposhtur

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:04
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp insiston se Manchester City është klubi më i rrezikshëm dhe më i rëndësishëm për ta mposhtur.

Skuadra e Liverpoolit do ta pres në Anfield kampionin e Anglisë të dielën në kuadër të javës së tetë të Premierligës.

“Ata janë shumë të fortë”, ka thënë Klopp.

“Do të jetë një ndeshje e mirë, kombinimi i mirë. Ne do të ndeshemi dhe do të luftojmë me ta për gjëra të ndryshme, në ligë dhe ndoshta në Ligën e Kampionëve”.

“Ata janë shumë të mirë. Duhet të tregojmë se jemi të mirë dhe këtë e kemi treguar para disa muajve. Do të jetë e vështirë. Për momentin nuk ka presion”.

“Është thjesht futboll, asgjë tjetër. Ne nuk shpëtojmë jetë, nuk krijojmë diçka tjetër, ne nuk jemi të mirë në operacione, ne jemi të mirë vetëm në futboll”.

“Duhet të jemi 100 % nëse jo 110 %, për t’u ballafaquar me kualitetin e Cityt”.

Të dyja skuadrat janë me pikë të njëjta në tabelë, me nga 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat