Ky Juventus i pandalshëm, fiton edhe ndaj Udineses së Behramit

Futboll

Ky Juventus i pandalshëm, fiton edhe ndaj Udineses së Behramit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:03
Foto nga ndeshja

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë fitoi si mysafir i Udineses me rezultat 0-2.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë në fushë dhe fitorja e tetë në kampionat ishe meritore.

Shansin e parë për gol në takim e kishte Miralem Pjanic (20’), ndërsa goli erdhi në minutën e 33-të nga Rodrigo Bentacur pas asistimit nga Joao Cancelo.

Në minutën e 37-të shënoi Cristiano Ronaldo, portugezi arriti të bëjë gol të bukur pas asistimit nga Mario Mandzukic.

Në pjesën e dytë Mandzukic dhe Ronaldo kishin disa shanse për gol, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare.

Vlen të theksohet se Valon Behrami ishte titullar në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në vendin e parë më 24 pikë, kurse Udinese në vendin e 15-të me tetë pikë. Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Genoas, kurse Udinese ndaj Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat