Zëdhënësi i QKUK-së tregon për gjendjen e Sokolit

Futboll

Zëdhënësi i QKUK-së tregon për gjendjen e Sokolit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:01
Bylbyl Sokoli

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, ka konfirmuar se trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli ka marrë tretman mjekësor në këtë qendër dhe se për fat të mirë ai nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Bylbyl Sokoli u sulmua sonte rreth orës 20:30 para banesës së vet në kryeqytet nga persona të panjohur, rreth një orë pasi skuadra e drejtuar nga ai, Llapi, u mposht 2-1 nga Prishtina në derbin e javës në Superligën e Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Incidenti u konfirmuar nga Policia e Kosovës, që po ashtu njoftoi se Sokoli ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Tani, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, konfirmon se Sokoli ka pësuar lëndime, por të lehta, edhe pse ky i fundit tha se nuk ka pësuar ndonjë dënim.

“Mund të ju konfirmojmë se z. Bybyl Sokoli, ka kërkuar ndihmë mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente dhe bazuar në informacionet e marra nga mjekët kujdestar fatmirësisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, por janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet shtesë të nevojshme nga stafi i Klinikës Emergjente. Bazuar në informatat nga stafi mjekësorë. Ai ende ndodhet në emergjencë dhe po përcjellët nga stafi shëndetësor”, tha Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat