Flet Bylbyl Sokolit pasi u rrah para banesës së vet

Futboll

Flet Bylbyl Sokolit pasi u rrah para banesës së vet

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:07
Bylbyl Sokoli

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, ka thënë se është mirë dhe nuk ka marrë lëndime, pasi u sulmua nga persona të panjohur në hyrje të banesës së vet në Prishtinës, rreth një orë pas humbjes ndaj Prishtinës.

Pak minutas pas përfundimit të ndeshjës mes Prishtinës dhe Llapit, trajneri Bylbyl Sokoli u sulmua në hyrje të banesës nga tre persona të panjohur.

I kontaktuar nga media, Sokoli ka thënë se është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

"Jam mirë. Gjithçka është në rregull", ka thën me pak fjalë Sokoli duke mos dashur të komentojë mbi ngjarjen. 

I pyetur nga media, Sokoli nuk ka dashur të komentojë nëse incidenti ka të bëjë me takimin e sotëm mes skuadrës së tij, Llapit, dhe Prishtinës.

Sokoli kishte marrë tretman mjekësor në autoambulancë, fillimisht, para se të dërgohej në spital për tretman të mëtutjshëm, sipas Ahmetit.

Skuadra e Sokolit u mposht 2-1 nga Prishtina në sekondat e fundit të takimit derbi të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
Sulmi ndaj Sokolit ndodhi një orë pas takimit mes Prishtinës dhe Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat