Klopp: Guardiola, trajneri më i mirë në botë

Futboll

Klopp: Guardiola, trajneri më i mirë në botë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:12
Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Jurgen Klopp e ka përshkruar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, para super duelit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt sot në “Anfield”.

Kampioni i Premierligës shkon në “Anfield” në kërkim të fitores, që do t’i ndihmonte t’i shmanget Liverpoolit me tri pikë epërsi në krye të tabelës, sepse momentalisht vetëm gol-dallimi i ndan këto dy skuadra.

Klopp thotë se ka respekt të madh për mënyrën sesi City luan nën drejtimin e Guardiolas dhe shtoi se mezi e pret takimin.

“E kam thënë tashmë disa herë, se nëse ne nuk do të shpalleshim kampion sezonin e kaluar, do ta mirëprisja Cityn”, tha Klopp.

“Ata patën sezon të jashtëzakonshëm, e respektoj këtë shumë, e dua, në fakt. T’i shikosh duke luajtur të kënaqë”, shtoi Klopp.

“Respekti im për Guardiolan nuk mund të jetë më i madh se kaq, ai është trajneri më i mirë në botë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat