Ajeti, zemra e Baselit!

Futboll

Ajeti, zemra e Baselit!

Nga: K. Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:18
Ajeti, zemra e Baselit!

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, edhe një herë dëshmoi klasin e tij në fanellën e Baselit. Shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në Kampionatin e Zvicrës, Ajeti, tregoi paraqitje të shkëlqyeshme për Baselin dhe si mysafirë e mundën me rezultat 3:1 St. Gallenin e papërshtatshëm.

Në minutën e 37-të, Ajeti doli i vetmuar dhe në pozitë qendrore, me goditjen të fortë e përtokë barazoi rezultatin 1:1.  Për St. Gallenin shënoi Sierro (30’), kurse për Baselin Ajeti (37’), Zuffi (81’) e Riveros (84’). Ky është goli i katërt për Ajetin, ndërsa luajti standardë, ku ishte prej më të mirëve apo zemra e Baselit. ]

Ajeti u zëvendësua në minutën e 73-të, kurse Xhaka u inkuadrua në atë të 84-tën. Young Boys kryeson me 27 pikë, Baseli është në vend të dytë me 16 sosh dhe St. Galleni i pesti me 14 pas dhjetë jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat