Djali i Kujtim Shalës shënon dhe skuqet në Gjermani!

Futboll

Djali i Kujtim Shalës shënon dhe skuqet në Gjermani!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:50
Djali i Kujtim Shalës shënon dhe skuqet në Gjermani!

Nuk u përmbajt nga emocionet e golit të fitores Andis Shala, i cili hoqi fanellën e kërceu në tribuna, por i kushtoi me karton të kuq. Erfurti para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 2:1 kundër Meuselwitzit, në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së katërt gjermane, grupi i verilindjes. Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimi, dhe më i merituari për fitoren e Erfurtit. 

Në minutën e 51-të, Jovanoviq kaloi në epërsi Erfurtin, kurse Trübenbach (80’) barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+1’, Andisi shënoi për fitoren e madhe, por hoqi fanellën gjatë festimit dhe gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë përkatësisht të kuq. Shala luajti titullar dhe është goli i pestë i tij gjatë këtij edicioni. Erfurti renditet në vend të pestë me 20 pikë, kurse Meuselwitz është në pozitën e 13-të me 13 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat