Milan kalon me lehtësi pengesën e quajtur Chievo

Futboll

Milan kalon me lehtësi pengesën e quajtur Chievo

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:55
Chievo

Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në përballjen ndaj Chievos, përballje kjo që ishte e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A.

Milan diktoi tempon gjatë tërë ndeshjes, duke krijuar raste shënimi dhe duke qarkulluar topin.

Llogarinë e golave në këtë takim e hapi Gonzalo Higuain, i cili në minutën e 27’, pas një asisti të pranuar nga Suso, zhbllokoi rezultatin dhe kaloi skuadrën në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për argjentinasin. Ishte përsëri një pasim i pranuar nga Suso që u konkretizua në gol nga numri 9 i Milanos (34’).

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat realizuan nga njëherë. Fillimisht ishte Bonaventura i cili shënoi golin e tretë dhe atë të qetësis për “rosonerët” (56’).

Goli më i bukur i takimit erdhi nga mysafirët, saktësisht nga Pellissier, i cili në minutën e (63’) shënoi golin e vetëm për Chievon.

Pas kësaj fitore, Milan ngjitet në pozitën e 10, duke grumbulluar 12 pikë në total, me një ndeshje më pak të zhvilluar ndërsa Chievo gjendet në pozitën e fundit të tabelës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat