Mbappe “shqyen” librat e historisë, PSG turpëron Lyon-in

Futboll

Mbappe “shqyen” librat e historisë, PSG turpëron Lyon-in

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 06:52
Mbappe

Nuk ka shumë histori në supersfidën e javës së 9-të të Ligue 1 të Francës, aty ku dominimi i Paris Saint-Germain është i padiskutueshëm. Kampionët në fuqi të Francës kanë fituar mbrëmjen e të dielës me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Lyon. Një triumf total, ky i vendosur falë pokerit të golave të shënuar nga ylli i PSG dhe përfaqësueses së Francës Kylian Mbappe. Ky i fundit është futbollisti më i ri në moshë, 19 vjeç e 9 muaj, që shënon 4 gola në një ndeshje të Ligue 1, në 45 sezonet e fundit.

Fitorja e PSG nisi që në minutën e 9’ kur Neymar kaloi ekipin e tij në avantazh, falë një goli të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Superioriteti i vendasve u duk se do të lëkundej kur në të 32’ Kimpembe doli me karton të kuq, duke lënë PSG me 10 futbollistë për gati 60’. Por miqtë nuk kanë ditur të përfitojnë nga superioriteti numerik, përkundrazi, pa përfunduar pjesa e parë, kanë rikthyer barazinë numerike, pas daljes së Tousart, i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë.

Rifillimi i lojës ka shfaqur një PSG të superkarikuar dhe një Mbappe të një planeti tjetër. Ishte pikërisht francezi 19-vjeçar, ai që në vetëm 14’ minuta, ka shënuar plot 4 gola, përkatësisht nga minuta e 61’ deri në të 74’, kur rezultati shënoi 5-0 në favor të PSG. Parisi vijon rekordet, sepse në 9 ndeshje kampionati këtë sezon ka shënuar të paktën 3 gola për takim, diçka pa precedent në Francë.Titulli është histori e mbyllur që tani, sepse kampionët në fuqi kryesojnë me pikë të plota, me plot 8 pikë epërsi ndaj ndjekësit më të afërt, Lille. Nga ana tjetër, Lyon renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 14 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat