Shqiptari luajti ndeshjen jubilare në Itali

Futboll

Shqiptari luajti ndeshjen jubilare në Itali

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:19
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka luajtur ndeshjen “jubilare” ndaj Sassuolos. Në fitoren 2-0 të të tijve, shkodrani kuqezi ka zhvilluar ndeshjen e 150-të në Seria A. Nga këto, sipas medias italiane, 114 ndeshje i ka regjistruar me fanellën e Napolit. Që nga ardhja e tij në “San Paolo”, në sezonin 2015-2016, Hysaj është mbrojtësi i krahut, më tepër i aktivizuar ndër lojtarët napoletanë në kampionatin italian (9982 minuta).

Në elitën e futbollit italian, Hysaj provoi të luajë për here të parë me Empolin, në sezonin 2014-2015, ku shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili e mori me vete te Napoli, kur u transferua në drejtimin e stolit “blu”. Pas uljes në stol, në sfidën e Champions-it me Liverpool, futbollisti shqiptar u rikthye në formacionin titullar të Ançelottit, duke bërë paraqitje dinjitoze, madje duke asistuar në shënimin e njërit gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat