Dikur e sulmonte Serbia, por sot...

Futboll

Dikur e sulmonte Serbia, por sot...

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:33
Foto e vitit 1996, profa në arat e Malishevës si selektor

Ngjarje e të shtunës ka shokuar jo vetëm futbolladashësit, pra sulmi fizik ndaj trajnerit prof. Bylbyl Sokoli, aktualisht kryetrajner i Llapit nga Podujeva. Siç ka thënë edhe vet Profa, është sulmuar nga tre persona të panjohur, ndaj ky sulm ka ngjallë reagime të ashpra. Prof. Sokoli ka dhënë dhe po jep kontribut të madh për futbollin e Kosovës.

Njeriu që sakrifikoi edhe jetën në kohën e okupimit me shumë shokë për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës. Sokoli në vitet e kohës së okupimit, në vitet e 90-ta është sulmuar nga milicia serbe, për faktin se i pengonin aktivitetet e tija kombëtare. Ai ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës në vitet 1996-97 dhe gjithmonë halë në sy të Serbisë.

Tani pothuajse 20 vite pas luftës. Profa as do të ta kishte menduar se mund të sulmohet fizikisht nga dikush sidomos nga shqiptarët, për çka të gjithë janë të habitur dhe të tronditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat