Topi i Artë 2018, zbulohen pesë kandidatët e parë

Futboll

Topi i Artë 2018, zbulohen pesë kandidatët e parë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:57
Topi i Artë

France Football ka publikuar emrat e pesë futbollistëve të parë që do të garojnë për çmimin Topi i Artë.

Në faqen zyrtare të gazetës së njohur franceze France Football, e cila njëherësh është edhe ajo që bënë ndarjen e Topit të Artë ka filluar publikimi i lojtarëve që janë në garë për çmimin më të rëndësishëm individual për futbollistë.

Gjithsejtë 30 futbollistë do të garojnë për Topin e Artë 2018, derisa France Football ka bërë të ditur emrat e pesë lojtarëve të parë që janë në mesin e këtyre kandidatëve.

Këta janë pesë futbollistët e parë të emëruar në këtë listë:

1. Sergio Aguero (Argjentinë/Manchester City)

2. Alisson (Brazil/Liverpool)

3. Gareth Bale (Uells/Real Madrid)

4. Karim Benzema (Francë/Real Madrid)

5. Edinson Cavani (Uruguai/Psg)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat