Tjetër lëndim për Durmishin, ja sa do të mungojë

Futboll

Tjetër lëndim për Durmishin, ja sa do të mungojë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:08
Riza Durmishi

Mbrojtësi shqiptar ka pësuar një lëndim në Ligën e Evropës.

Lajme të këqija për Lazion rreth gjendjes së futbollistit shqiptar, që luan me Danimarkën, Riza Durmishi.

24-vjeçari pritet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave të blerta, për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në bërryl, në takimin e Ligës së Evropës kundër Eintrachti Frankfurtit.

Durmishi nxori bërrylin në këtë sfidë, por stafi mjekësor i erdhi në ndihmë duke futur në vend, megjithëse dëmet ishin serioze.

Sipas mjekëve të Lazios, do të duhet të kalojë një muaj që futbollisti të mund të jetë i gatshëm për lojë. Gjatë kësaj periudhë lojtari do të ndjekë një program të veçantë stërvitor, për të ruajtur formën fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat