Pse mungon Bersant Celina?

Futboll

Pse mungon Bersant Celina?

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:15
Pamje nga konferenca

Me pyetje të gazetarëve përzgjedhësi i Kombëtares A Berndard Challandes e ka nisur konferencën e sotme për media në prag të ndeshjeve kundër Maltës dhe Ishujve Faroe. Dhe pyetja e parë që ju drejtua z. Challandes ishte, për të cilin përzgjedhësi u shpreh: “Bersanti është një lojtarë shumë i mirë, por kësaj radhe kemi menduar se  nuk është koha e duhur që ai të jetë me ne”. Challandes u pyet për gjendjen e Kombëtares dhe a mendon që të i fitojë 6 pikë, ndërkaq Challandes tha se asnjëherë para ndeshjes nuk them se do të i fitojmë aq apo kaq pikë, por primare për mua është paraqitja e mirë e futbollistëve dhe ekipit.

Nuk do të thotë se një futbollist që ka lojë shumë me ekipin e tij domosdo të jetë në Kombëtare, apo ai që nuk ka asnjë lojë të mos ketë vend në Kombëtare, sepse shpesh ata që kanë lojë shumë mund ta ndjejnë lodhjen e ata që nuk kanë lojë ndjejnë se kanë forcë dhe rastin të tregohen. Challandes ka folur edhe për futbollistë si Florent Hadërgjonaj, e për të cilin tha se ai duhet të jetë i vendosur që të luajë për Kosovën dhe ta konsiderojë së të domosdoshme që të luajë për shtetin e vet dhe jo Kosovën ta mendojnë së rezervë. Disa herë kemi kontaktuar me te dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje të saktë.

Prandaj ai dhe të tjerët që mendojnë të vijnë të luajnë për Kosovën duhet ta thonë qartë dhe me vendosmëri. Challandes ka folur edhe për Valon Berishën duke thënë se ndjehet i lumtur që është kthyer në Kombëtare sepse është një futbollist i shkëlqyer. Po ashtu përzgjedhësi ka thënë edhe për Lirim Kastratin, për të cilin tha se është një lojtarë i mirë, ka luajtur për U-21 dhe është lojtari më i mirë në kampionatin kroat, i cili ka shpejtësi dhe është i ri.

Prandaj dyert e Kombëtares janë gjithmonë të hapur për lojtarët e rinj. Challandes ka folur edhe për taktikat e lojës i pyetur se a do të luajë lojë sulmuese apo mbrojtëse duke thënë se edhe njëra edhe tjetra duhet të aplikohen gjatë ndeshjes varësisht nga situata. Përzgjedhësi ka folur dhe për futbollistët e Ligës së Kosovës duke thënë se arsyeja nuk është që nuk ka futbollistë të mirë por pse kam shumë futbollistë edhe më të mirë. Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të marrim futbollistë nga Liga e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat