Ulërima, shkelma dhe thyerje tavolinash

Futboll

Ulërima, shkelma dhe thyerje tavolinash

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:21
Hoze Marselo Ferreira

Ulërima, ofendime, zë i lartë që dëgjohej në gjithë “Selman Stërmasin”. Shkelma, thyerje tavolinash, e çdo sendi në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, dje ka dalë jashtë kontrollit dhe sjellja e tij ka qenë jashtë etikës së një trajneri.

Ose të paktën, ato që u panë dhe u dëgjuan dje në “Selman Stërmasi” ishin të frikshme. Dëshmitarë të ngjarjes bënë me dije për “Panorama Sport” se braziliani me të mbaruar ndeshja është futur në dhomat e zhveshjes dhe për gati 15 minuta u ka ulëritur futbollistëve për humbjen ndaj Laçit. Braziliani ka kritikuar shumë ashpër lojtarët e skuadrës për performancën e tyre. Zëri ka qenë në kupë të qiellit, saqë gazetarët e pranishëm në zonën miks dhe “stjuartët” kanë vënë duart në kokë për atë që shihnin dhe dëgjonin.

Por, ulërimat kanë qenë një pjesë e “momentit të errët” të Ze Marias. Mbi dhjetë herë braziliani ka goditur me gjithë forcën derën e dhomës së zhveshjes. Hynte dhe dilte, duke ulëritur, sharë e goditur gjithçka e çdokënd që i dilte përpara. Momenti i errët i “kampionit” ka zgjatur për 15 minuta, me brazilianin që ka thyer gjithçka dhe më pas ka qëndruar në korridor për shumë minuta, duke reflektuar për situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat