Icardi barazon Vierin për numrin e golave tek Interi

Futboll

Icardi barazon Vierin për numrin e golave tek Interi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:21
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas vazhdon të tregojë formë të mirë edhe këtë stinor.

Mauro Icardi ishte protagonist edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Interit, duke realizuar dy gola në fitoren 2-1 ndaj Spal në udhëtim.

Me këtë dy golësh, tani Icardi ka barazuar ish-sulmuesin e zikaltërve, Christian Vieri për numrin e golave të shënuar me fanellën e Interit.

Të dy lojtarët numërojnë nga 103 gola me skuadrën zikaltër, kurse Icardi pritet që shumë shpejt ta kalojë Vierin dhe të synojë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Interit.

Në xhiron e radhës Interi do të ballafaqohet me rivalin e qytetit Milan, skuadër të cilës Icardi vitin e shkuar i kishte shënuar plot tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat