Arturo Vidal: Nuk mund të luftojë kundër Judës…

Futboll

Arturo Vidal: Nuk mund të luftojë kundër Judës…

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:07
Arturo Vidal

Pas Malcon, që ka cituar “Biblën”, por pa arritur të futet në ndeshjen kundër Valencia, ka qenë radha e një tjetër futbollisti të blerë gjatë merkatos së verës, të flasë në mënyrë fetare!

Por nëse ajo e brazilianit duket një mënyrë për të bërë gjërat personalisht në një moment të komplikuar, për kilianin është një sulm i mirëfilltë. Kundrejt kujt? Karshi Valverde… Fjalët e zgjedhura nuk janë të rastësishme dhe mbi të gjithaduken me peshë.

“Me Judat nuk luftohet, e varin vetë veten e tyre.” Me siguri që krahasimi i figurës së tradhtarit më të madh të besimit katolik me trajnerin e Barcelonës ka ardhur për faktin se Vidal qëndroi në stol për 90 minuta kundër Valencia.

Në Champions League luajti vetëm pak minuta dhe e shprehu mërzitjen e tij me një “emoji” në “Intagram”, ndërsa tani që qëndroi spektator në “Mestalla” dhe mërzitje kaloi në tërbim. Sulmi në rrjetet sociale, me Valverde që krahasohej me Judën, ishte relativisht i ashpër dhe futbollisti e fshiu nga profili i tij, por “El Mundo Deportivo” pati kohën për ta publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat