Demiri sërish në ekipin e javës

Futboll

Demiri sërish në ekipin e javës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:38
Demiri sërish në ekipin e javës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Besir Demiri, për ndeshjet e radhës të kombëtares nuk mori ftesë nga trajneri Christian Pannuci, por ai me lojën tij të treguar është futur në ekipin e javës në kampionatin ukrainas, pas performancës së shkëlqyeshme që e shfaqi në barazimin 1:1 të Mariupol ndaj Karpatit, fundjavën që shkoi. Mbrojtësi haraçinas i kombëtares shqiptare ishte vendimtar me asistimet e tij në këtë barazim, duke dominuar në krahun e majtë. Nga arritja në Ukrainë kjo është java e katërt që Demiri, bën pjesë në ekipin ideal të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat