Klopp: Liga e Kombeve është turneu më i pakuptimtë

Futboll

Klopp: Liga e Kombeve është turneu më i pakuptimtë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:36
Klopp: Liga e Kombeve është turneu më i pakuptimtë

Liverpooli nuk arriti të marrë një fitore në fushën e saj përballë skuadrës së Manchester Cityt duke e mbyllur në barazim 1:1. Ndërsa së fundmi Jurgen Klop “kryqëzon” turneun e Ligës së Kombeve sepse i trembet dëmtimeve të mundshme të lojtarëve të tij.

“Nëse dikush do të më thoshte të firmosja për 20 pikë pas 8 javësh, do të doja që kampionati të niste nga java e 9 direkt. Fatkeqësisht, djemtë duhet të largohen tani për të marrë pjesë në turneun më të pakuptimtë në botën e futbollit, në Ligën e Kombeve”, tha Klopp.

“Shpresoj që të kthehen shëndosh e mirë dhe të jenë gati për Champions Leaguen dhe Premier Leaguen. Është kohë e vështirë për futbollistët dhe duhet që të mendojmë për ta”, deklaroi gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat