Mancini komenton listën e Italisë

Futboll

Mancini komenton listën e Italisë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:14
Mancini komenton listën e Italisë

Italia do të luajë ndaj Ukrainës në një test miqësor, dhe më pas ndaj Polonisë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në këtë javë ku datat janë caktuar për ndeshjet e ekipeve kombëtare. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini, komentoi zgjedhjet e bëra në listën për këto dy ndeshje, ku ka lënë jashtë Belotin dhe Balotelin.

BALOTELI DHE BELOTI – “Janë zgjedhje teknike të miat. Ata nuk janë në formë. Kur të jenë në 100%, do të thirren në kombëtare. Unë i kam gjithsesi në vëmendjen time.”

PROBLEMI I GOLIT – “Situata të tilla ndodhin në çdo ekip. Kemi lojtarë të rëndësishëm dhe me kualitete, dhe besoj se kjo situatë nuk do zgjasë edhe për shumë kohë.”

XHOVINKO – “Ai është 31 vjeç dhe ka bërë mirë shumë kohë. Duhet ta shohim atë nga afër, pasi kemi kohë që e ndjekim. Nuk ka pasur shumë shanse, por tani jemi të vendosur ta thërrasim.”

ALAN NË KOMBËTARE – “Nuk e kemi folur kurrë diçka të tillë, nuk e di për këto hipoteza.”

KIEZA – “Ai është një talent i madh, mund të bëhet një nga më të mirët në Kombëtare, por ka ende punë për të bërë. Tani po e quajnë simulues, por edhe në kohën tonë, kishte nga ata që hidheshin për të marrë një penallti.”

LISTA: 

Portierë: Kranjo, Donarumma, Perin, Sirigu

Mbrojtës: Açerbi, Biragi, Bonuçi, Kielini, Krishito, D’Ambrosio, Emerson Palmeri, Florenci, Romanjoli

Mesfushorë: Barela, Bernardeski, Bonaventura, Galiardini, Zhorzhinjo, Pelegrini, Verrati

Sulmuesë: Berardi, Xhovinko, Kaprari, Kieza, Kutrone, Imobile, Insinje, Zaza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat