Komplot në Kombëtare?

Futboll

Komplot në Kombëtare?

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:00
Gëzim Sinemati

Deklarata e trajnerit Kristian Panuçi në konferencën për shtyp, për komplotin në ekipin kombëtar, është një nga temat më të nxehtë në studio sportive.

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, deklaroi në studion e “Proçesit Sportiv” se trajneri Panuçi bën mirë të nxirrte emrin dhe se njerëz që kanë e kanë pasur pushtet brenda kombëtares po e bezdisin atë.

“Kur tha Duka për komplot, nuk e besova për komplot se Duka është mjeshtër dhe nuk i lejon kujt t’ia kalojë topin mes shalësh. Tani që flet Panuçi për komplot do të ishte mirë të nxirrte emrin se ka hedhur në gjyq ish-presidentin Nishani dhe me atë janë të hapur.

Po këtu janë njerëz të afërt të presidentit, që bëjnë shumë gjëra, edhe menaxherin. Janë njerëz që kanë e kanë pasur pushtet brenda kombëtares. Bravo i qoftë Panuçit që e nxjerr këtë histori, prisja ta nxirrnin te tjerë më të vjetër. Duket po e bezdisin ata që e qarkojnë”, u shpreh Sinemati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat