Tri gra të tjera akuzojnë Ronaldon për përdhunim

Futboll

Tri gra të tjera akuzojnë Ronaldon për përdhunim

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:49
Ronaldo

Ylli portugez do të përballet me shumë gjyqe në lidhje me akuzat se ka përdhunuar disa femra.

Akuza të tjera për Cristiano Ronaldon. Sipas avokatit Leslie Stovall, janë edhe tri femra të tjera, përveç Kathryn Mayorga, të cilat akuzojnë futbollistin për përdhunim seksual.

Për momentin, nuk ka emra konkretë. Njëra nga vajzat pretendon se është dhunuar pas një feste, një e dytë të jetë dëmtuar, ndërkohë e treta ka firmosur një kontratë heshtjeje, njësoj si Mayorga.

Avokati Stovall ka folur për “The Sun”, i njëjti tabloid që në vitin 2005 publikoi një histori, sipas së cilës një vajzë angleze akuzonte “yllin” e Juventusit, atëherë pjesë e United, për përdhunim seksual në Londër. Pas denoncimit, Ronaldo u pyet për nëntë orë nga policia, por akuza, gjithsesi, u hodh poshtë.

Sipas gazetave portugeze, lojtari bardhezi ka qenë ditën e hënë në Lisbonë, për të përcaktuar mbrojtjen që do të bëhet, së bashku me avokatët e tij, me situatën që sa vjen e bëhet akoma më shumë problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat