Griezmann: Ja kush duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Futboll

Griezmann: Ja kush duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:45
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është ndër 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, falë vitit të madh në aspektin profesional, që ka kaluar me Atlético Madrid dhe Francën në Kupën e Botës. Sulmuesi “rojiblanco” u intervistua nga “France Football”, revista sportive e njohur franceze, ku foli për Kupën e Botës, shokët e tij dhe pritshmëritë në vazhdim.

Fitimi i Kupës së Botës: “Ishtë diçka e pabesueshme, nuk ka asnjë fjalë për ta përshkruar. Jemi ende plot emocione. Nuk dinim ku të shkonin pas triumfit. Nuk e dinim nëse duhej të shkonin te mbështetësit (tifozët), familja apo shokët tanë. Unë kam bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram dhe, pas kësaj, e pyeta vetveten: mrekulli, ne e bëmë këtë! Pastaj, atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte e çmendur. Shihja në të djathtë e në të majtë, ku konstatoja në delir shokët e mi. Të gjithë ishim si të çmendur për fitimin e Botërorit. Një situatë e pabesueshme”.

Pushimi pas Botërorit: “Ne planifikuam t’i kalonim pushimet së bashku, me një duzinë djemsh, por unë kam një vajzë, që e donte pranë babanë e saj (qesh). Ndoshta do ta bëjmë verën e ardhshme, por shkëmbyem mesazhe, fotografi të asaj që ishim duke bërë. Ne kemi një grup në “WhatsApp” të ekipit kombëtar, Ben Mendy e krijoi atë”.

Rreth Kylian Mbappe: “Ai më kujton Ronaldon kur ishte te Manchester United. Cristiano ishte djalosh i ri, që ka luajtur në krah, por nuk ishte në kërkim të golit. Kylian po bën atë që bëri Cristiano Ronaldo në Madrid”.

Festa në “Stade de France”: “Unë i dërgova një mesazh trajnerit, për të parë mundësinë nëse mund të bënim diçka, që unë sapo e kisha bërë me klubin, pas Superkupës së Europës. I thashë trajnerit: Pse nuk e bëjmë edhe ne të njëjtën gjë? Ta ekspozojmë trofeun para tifozëve, të bëjmë paraqitjen e secilit lojtar dhe më pas të jemi të gjithë në skenë. Ne duhet të organizonim diçka për tifozët tanë. Trajnerit i pëlqeu ideja dhe menjëherë ka biseduar me presidentin”.

“Topi i Artë”: “Për mua, është një ëndërr. Historikisht, është trofeu individual më i mirë. Fitues janë yjet, ka vetëm shembuj model në mesin e fituesve. Do të ishte një ëndërr për t’u bërë shembull për të tjerët”.

Franca dhe “Topi i Artë”: “Ne u shpallëm kampionë të botës, jemi pjesë e kombëtares më të mirë në glob. Prandaj, në këtë ekip më të mirë në botë, duhet të jetë edhe lojtari më i mirë në botë, apo jo? Pastaj, janë votat, mendimet, gjykimet e ndryshme, ato që vendosin. Por, unë mendoj se një francez duhet ta fitojë “Topin e Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat