FA nis hetimet ndaj Mourinhos, pas fjalëve të tij fyese

Futboll

FA nis hetimet ndaj Mourinhos, pas fjalëve të tij fyese

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:50
Trajneri portugez Mourinho

Trajneri portugez rrezikon të dënohet pas fjalëve të tij në përfundim të ndeshjes me Newcastle.

Nuk ka paqe për Jose Mourinhon. Pas fitores me përmbysje të Manchester United ndaj Newcastle, me rezultatit që nga 0-2 shkoi në 3-2 në minutat shtesë, ndaj portugezit ka nisur një hetim nga Federata e Futbollit për frazat fyese të trajnerit në përfundimit të takimit të Old Trafford, shkruan KosovaPress.

Lëvizja e buzëve të Mourihnos, e transmetuar nga televizionet në të gjithë botën, në momentin kur po dilte nga fusha, e kanë detyruar institucionin më të lartë të futbollit në Angli ta çojë çështjen për shqyrtim në komisionet përkatëse. Portugezi rrezikon gjobë dhe disa ndeshje pezullim.

Premier Liga do të kthehet më 20 tetor, pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Në këtë xhiro do të zhvillohet edhe derbi i qytetit, ku Manchester City pret rivalët e Manchester United.

Nëse Federata e Futbollit do të vendosë para kësaj date hetimet dhe do ta dënojë me pezullim Mourinhon, atëherë nuk do të mund të qëndrojë në bankinë në derbi./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat