Ja pse zgjodha të luaj me Shqipërinë

Futboll

Ja pse zgjodha të luaj me Shqipërinë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:38
Albion Ademi

Dy ditë para përplasjes me Spanjën, për të folur në emër të ekipit tonë Shpresa ka dalë në konferencë për shtyp edhe Albion Ademi, i cili luan në Finlandë, me FC Inter Turku. Ai është sulmuesi më i ri i kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi, por tregoi se kishte pak probleme me gjuhën shqipe.

Në fillim të fjalës së tij, ai ka kërkuar të fliste në gjuhën angleze, më lirshëm. Por, kjo gjë nuk i është lejuar nga përfaqësuesi i FSHF-së, që e kishte në krah. Ndaj ka vazhduar në gjuhën amë: “Objektivi ynë është ta fitojmë ndeshjen. Duke pasur parasysh se do të kemi përballë Spanjën, duhet të mbrohemi më shumë.

Duhet të luajmë në grup, si ekip, dhe të mundohemi t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara. Pse zgjodha Shqipërinë? Besoj se është më mirë të luash për vendin tënd. Shqipëria ka qenë gjithmonë zgjedhja ime. Kombëtarja A mbetet një dëshirë, por momentalisht dua të jap maksimumin me U-21. Po të luaj mirë këtë, i kam dyert e hapura edhe në kombëtaren e madhe, ku ka mjaft sulmues të mirë për momentin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat