Ylli i madh nuk shqetësohet me të ardhmen te Chelsea

Futboll

Ylli i madh nuk shqetësohet me të ardhmen te Chelsea

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Olivier Giroud nuk është i shqetësuar me të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez ka thënë se ai është i qetë sa i përket të ardhmes së tij te Chelsea.

Stinorin e kaluar veçse isha duke garuar me Alvaron”, ka thënë Giroud për RMC Sport.

“Kam luajtur shumë ndeshje. Këtë vit kjo gjë u shkurtua pasi që arrita vonë”, shtoi fituesi i Kupës së Botës me Francën.

“Jam i qartë që dua të luaj në Premierligë. Është një eksperiencë që vërtet dua ta kem”, ka thënë më tej francezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat