Rasti i fundit

Futboll

Rasti i fundit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:55
Antonio Conte

Antonio Conte te Reali i Madridit nuk është thjeshtë një fantazi merkatoje. 4 muaj pasi italiani i tha jo presidentit Perez i cili e kontaktoi Conten për të zëvendësuar francezin Zidane në stolin e Los Blancos, kjo pistë është rihapur sërish. Tashmë që Conte është i papunë ka shumë mundësi që nëse Perez i ofron sërish stolin e Realit, italiani të pranojë pa u menduar dy herë. Më parë Conte duhet të zgjidhë çështjen kontraktuale me Chelsea-in pasi paguhet ende nga Blutë e Londrës ndërsa në krahun tjetër, Reali i Madridit më parë duhet të shkarkojë nga detyra e trajnerit Julen Lopeteguin. Perez i ka dhënë dhe një shans këtij të fundit pikërisht El Clasicon e  28 tetorit ndaj Barcelonës, ndeshje që ish trajneri i Spanjës duhet ta fitojë me çdo kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat