Cilët klube janë më stabile në Europë

Futboll

Cilët klube janë më stabile në Europë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:47
Ramos

Me një mesatare prej 5.84 vite në stadiumin e Santiago Bernabeu, Real Madridi janë klubi më lojtarët më besnik po ashtu në Europë

Los Blancos kanë arritur që ta ruajnë skuadrën në shumicën e pozitave kyçe dekadën e fundit, përderisa lojtarët si Sergio Ramos dhe Karim Benzema tashmë kanë kaluar 10 sezone në kryeqytetin spanjoll.

Sipas një studimi, që është bërë nga “ International Soccer Observatory” (CIES), Madridi prinë në 31 klube europiane në terma të lojalitetit të lojtarëve, e ku përcillet nga Barcelona me një mesatare prej 5.36 vite.

Katalunasit janë shembull i një skuadre që ka arritur të menaxhoj shumë mirë lojtarët në zhveshtore, që daton që nga koha e Pep Guardiolas.

Pas dy fuqive të futbollit spanjoll, vinë Bayern Munich (5.26), Viktoria Plzen (4.28) dhe Celtic (4.25), përderisa në top 10 janë edhe Atletico Madrid dhe Athletic Club.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat