Andi Lila: S`ka rëndësi kush është kapiten, me Izraelin fitohet duke…

Futboll

Andi Lila: S`ka rëndësi kush është kapiten, me Izraelin fitohet duke…

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:59
Andi Lila

Andi Lila do të jetë kapiteni në ndeshjen ndaj Jordanisë (gjithmonë nëse aktivizohet), pasi mesfushori ka folur sot së bashku me trajnerin Panucci, në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes. Emocioni nuk mungonte në shprehjet e futbollistit, i cili e pohoi vetë se sa herë grumbullohet me kombëtaren nuk e zë gjumi. Ai tregon se çelësi i suksesit ndaj Izraelit do të jetë forca e grupit, dhe për të arritur fitoren ndaj këtij rivali, duhet patjetër që skuadra të jetë e bashkuar. Edhe pse Jordania është sfida e ditës së nesërme, ajo mbetet thjesht miqësore, ndaj e gjithë vëmendja përqëndrohet tek Izraeli. Lila beson shumë në marrjen e pikëve të plota, ndërsa thotë se nuk ka rëndësi se kush mban shiritin e kapitenit, pasi çdo futbollist duhet të tregojë veten në fushën e lojës.

-Viti i 11-të në kombëtare?

-Të them të drejtën jam që në 2007 në kombëtare. Do e nis pak më përpara, gjithmonë kur vjen ftesa në kombëtare, një natë para nuk më zë gjumi. Kur vjen në kombëtare është gjëja më e bukur e një futbollisti. Shpresoj që ky zjarr dhe dashuri për fanellën të vazhdoj dhe më tej.

-Çfarë duhet të bëjmë për të përsëritur suksesin në Izrael?

-Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi dhe nëse luajmë në grup, mendoj që ndeshja në Izrael do fliste në favorin tonë. Shpresojmë që ne të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikët maksimale dhe të jemi të parët në grup. Nëse ne luajmë me shpirtin që na karakterizon, do dalim mirë. Para kemi Jordaninë dhe përqëndrimi jonë është në këtë ndeshje. Me izraelin do të jemi për një rezultat të mirë.

-Sa ndihet ndryshimi i shiritit të kapitenit në skuadër?

-Të them të drejtën, shumë respekt për të gjithë kapitenët, kam marrë eksperienca nga të gjithë ato. Në kombëtare kapiteni nuk është ndryshe, të gjithë janë njësoj, të gjithë duhet të bëjnë maksimumin në ndeshje apo në stërvitje.

-Si ju duken lojtarët e rinj?

-Të them të drejtën çdo lojtar i ri që vjen mendoj se nuk ndien presion. Ne me më shumë eksperiencë u kemi qenë afër. Jemi të gjithë shqiptarë për njëri-tjetrin dhe diferencat bëhen në fushën e lojës. Lojtarët e rinj kanë qenë me kualitete dhe për këtë jam i lumtur sepse ekipi kombëtar ka të ardhme shumë të ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat