Cassano: Gattuso do shkojë ta marrë personalisht Ibrën

Futboll

Cassano: Gattuso do shkojë ta marrë personalisht Ibrën

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:14
Zlatan Ibrahimovic

Antonio Cassano urdhëron Milan që të “rrëmbejë” menjëherë Zlatan Ibrahimovic nga LA Galaxy. Sulmuesi suedez është përfolur në lidhje me një huazim në janar, me përfundimin e sezonit në MLS, në fund të këtij muaji. Pikërisht në mes të këtyre thashethemeve, “FantAntonio” që ka luajtur bashkë me Ibrahimovic te kuqezinjtë, tashmë sponsorizon rikthimin e suedezit në Itali te Milan.

“Nëse unë do të isha Milah, atëherë do ta merrja menjëherë atë. Nëse ekziston vërtetë mundësia, jam i sigurtë se Gattuso do të shkojë ta marrë personalisht Ibran. Gonzalo Higuain di shumë mirë se si të luajë për ekipin. Ai shënon gola dhe jep asiste. Ai mund të bëjë gjithçka”, deklaroi Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat