Shevchenko: Italia ka potencial

Futboll

Shevchenko: Italia ka potencial

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 00:40
Andriy Shevchenko

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko dëshiron që të “garojë” kundër Italisë nesër dhe insiston se ata kanë megjithatë shumë “potencial”

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, një vend që me ka dhënë kaq shumë”, ka thënë ish sulmuesi i Milanit “Sheva” në konferencën e tij për shtyp.

“është e mrekullueshme për mua që ta sjell skuadrën këtu dhe të luaj në këtë stadium kundër Italisë. Ne do ta vendosim një skuadër garuese, edhe pse ne kemi pak probleme. Nuk është e lehtë për momentin që të kemi një balancë të mirë të lojtarëve”.

Italia dhe Ukraina nuk u kualifikuan në Botërorin e 2018, hera e parë që ata nuk u kualifikuan këtë garë që nga viti 1956, por Shevchenko nuk sheh mungesë të talentit në Kombëtare.

“Është vështirë të shpjegohet çfarë ka shkuar gabim. I shoh lojtarët që kanë potencial por atyre ju duhet kohë. Mendoj që Italia është e mbushur me talentë. Ndoshta ata nuk e kanë gjetur ende një sulmues të mirë qendrorë në të cilin mund të mbështeten, por gjithmonë ka talent, për shembull Patrick Cutrone i Milanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat