Kombëtarja U-19 e femrave fiton ndaj Bjellorusisë, rriten shanset për kualifikim në Europian

Futboll

Kombëtarja U-19 e femrave fiton ndaj Bjellorusisë, rriten shanset për kualifikim në Europian

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:18
Kombëtarja U-19

Ekipi kombëtar i femrave në futboll për moshën U-19, ka arritur të fitojë takimin e parë në kualifikueset e Europianit, me rezultatin 3-1. Përfaqësuesja U-19 fitoi kundër Bjellorusisë me rezultatin 3-1, me gola të shënuar nga Lufo në minutën e 5-të të takimit. Ndërkohë të rejat bjelloruse barazojnë rezultatin tre minuta më vonë, kur në minutën e 8-të shënon në portën tonë Olkhovik.

Pas këtij momenti të dyja skuadrat do të luanin për një pjesë të madhe loje pa shfaqur shumë rrezik. Goli i avantazhit për vajzat e ekipit kuqezi do të vinte në minutën e 42`, ku Begallo ndëshkon bjelloruset. Me avantazhin 2-1 do të mbyllje pjesa e parë e takimit, ndërsa në të dytën Halilaj do të shënonte në minutën e 55` golin e tretë për skuadrën tonë.

Kështu mbyllet ky takim, 3-1 për ekipin kombëtar U-19 të femrave të Shqipërisë, që pas tre ndeshjesh në këto kualifikuese marrin tre pikë në Grupin 10, duke mbajtur aktualisht vendin e tretë në renditje. Ekipi ynë kombëtar është në të njëjtin grup me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Edhe pse grupi është i vështirë, shanset për kualifikim janë ende, pasi në rast të mos kualifikimit direkt, vajzat kuqezi U-19 mund të kualifikohen edhe si vendi i tretë më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat