Djaloshi nga Kosova, zotohet se do të bëhet më i mirë se babai në ish Jugosllavi

Futboll

Djaloshi nga Kosova, zotohet se do të bëhet më i mirë se babai në ish Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:52
Roman Shala

Ka një trup të jashtëzakonshëm, tipik të një talenti të madh të futbollit. Stërvitet në Gjermani dhe zotohet se do të bëhet më i mirë se babai dhe vëllai i madh. Është fjala për talentin Roma Shala, që nuk ka më shumë se 10 vjet, por ka një energji të jashtëzakonshëm, një talent të pashoq për driblim dhe që ka mjeshtri në zotërimin e topit.

Image

Kujtim Shala

Thonë se dardha pikë ndër dardhë, po çuni zotohet se do ta ja kaloi babai të tij, Kujtimi. Madje do të bëhet më i mirë se babai i tij kur luante në ligën e parë ish jugosllave dhe në klubet të njohura të Evropës, bile premton bindshëm se do të jetë më i mirë se vëllai i madh Andisi, që aktualisht luan për Erfurtin.

Romani ka një dashuri për lojën e futbollit, ka një inati të madh në fushën e lojës kur luan me njomakët dhe pretendon majat botërore. Kujtimit e Andisit  po i shtohet një sfidues brenda familjes dhe Romani zotohet se do ta marrë primatin e më të mirit në familjen Shala, sigurisht se kjo nuk t’i pëlqen Kujtimit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat