Agius, e ka cilësuar Kombëtaren e Kosovës si ekip shumë të fortë

Futboll

Agius, e ka cilësuar Kombëtaren e Kosovës si ekip shumë të fortë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:22
Agius, e ka cilësuar Kombëtaren e Kosovës si ekip shumë të fortë

Qendërmbrojtësi i Maltës, Andrei Agius, e ka cilësuar Kombëtaren e Kosovës si ekip shumë të fortë, por është shprehur i bindur se përfaqësuesja e tij mund të nxjerr pikë të enjten në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të frymëzuar nga barazimi 1:1 kundër Azerbajxhanit, lojtarët e Maltës po synojnë të vazhdojnë me mbledhjen e pikëve në Grupin 3 të Ligws D në Nations League.

Pas dy ndeshjeve, Malta gjendet e fundit në Grupin 3, me një pikë, ndërsa Kosova është lidere me 4 pikë.

“Mendoj se ky ekip [i Maltës] mund të nxjerrë pikë ndaj çdo kundërshtari të grupit”, ka thënë Agius.

“Duke filluar me ndeshjen në Prishtinë, e dimë se Kosova ka ekip shumë të fortë. Për mendimin tim ata janë favoritë për të kryesuar grupin sepse kanë top-lojtar, por besoj se ne mund të bëjmë diçka më shumë”, ka shtuar qendërmbrojtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat