Ranieri në Angli? - Bota Sot
Ranieri në Angli?

Futboll

Ranieri në Angli?

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:49
Ranieri në Angli?

Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionat i kanë lëkundur jo pak pozitat e Slavisha Jokanoviqit në krye të Fulhamit, aq sa hija e Claudio Ranierit ka filluar ta përndjekë 50-vjeçarin. Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarkimi të serbit, mendojnë të rikthejnë në Premier League pikërisht italianin, i cili njihet mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester. Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me 5 pikë të grumbulluara. Claudio Ranieri në sezonin e fundit drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim t kampionatit klubi në fjalë vendosi të ndërpresë bahskëpunimin me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...