“Mbappe është një fenomen”

Futboll

“Mbappe është një fenomen”

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:12
Kylian Mbappe

Talenti francez po vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij.

Kylian Mbappe është vetëm 19-vjeç, por paraqitjet e tij në fushë tregojnë se djaloshi ka talentin për t’u bërë më i miri në botë.

Sipas bashkëlojtarit të tij te Paris Saint-Germain, Julian Draxler, Mbappe është një fenomen i futbollit.

“Mendoj se nuk kemi çfarë të themi për këtë djalosh. Ai është një fenomen”, ka thënë Draxler.

“Mbappe është tepër i shpejtë dhe besoj se të paktë janë lojtarët që posedojnë shpejtësinë e tij në futboll”.

“Ai është shumë i rrezikshëm para golit dhe të gjithë jemi të lumtur që e kemi në skuadër”.

Mbappe ka realizuar katër gola në ndeshjen e së dielës përballë Lyonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat