Ranieri mund të kthehet në Angli, e kërkon kjo skuadër

Futboll

Ranieri mund të kthehet në Angli, e kërkon kjo skuadër

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:13
Claudio Ranieri

Trajneri italian aktualisht është i papunë, që nga largimi prej Nantes.

Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionat i kanë lëkundur pozitën e Slavisha Jokanoviqit në krye të Fulhamit.f

Pasardhës i tij mund të jetë italiani Claudio Ranieri.

Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarkimi të Jokanoviqit, mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë pikërisht italianin, i cili njihet mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester City.

Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Claudio Ranieri në sezonin e fundit drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim të kampionatit klubi në fjalë vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat