Nacho: Realit i mungon Ronaldo

Futboll

Nacho: Realit i mungon Ronaldo

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:15
Nacho Fernandez

Mbrojtësi spanjoll pranon se skuadra është më e dobët pa CR7.

Largimi i Cristiano Ronaldos ka filluar të vërehet te skuadra e Real Madridit.

Sulmi nuk është në nivelet më të mira dhe këtë e tregon fakti që në katër ndeshjet e fundit, Reali nuk ka arritur të realizojë asnjë gol.

Sipas Nacho Fernandez, skuadrës po i mungon Ronaldo dhe ai do të donte ta kishte edhe më tutje në skuadër.

“Ronaldo i përket së kaluarës. Nëse do të varej nga ne, ai do të ishte ende pjesë e skuadrës”, ka thënë Nacho.

“Ai është një lojtar që mund të shënojë deri në 50 gola në sezon dhe do të doja ta kishim këtu, por ai vendosi të largohej”.

“Megjithatë kemi skuadër të fortë dhe besoj që shumë shpejt do të kthehemi në rrugë të mbarë”, ka theksuar mbrojtësi i kombëtares spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat