Klubi shqiptar nga Tetova me trajner të ri

Futboll

Klubi shqiptar nga Tetova me trajner të ri

Nga: Shaban Sinani Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:25
Klubi shqiptar nga Tetova me trajner të ri

Klubi i futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës nga dita e djeshme zyrtarisht drejtohet nga trajneri Nikolla Ilievski – Xhixhi. Këtë e bëri publike drejtori sportiv i KF Renova, Lirim Saiti  “Me kënaqësi njoftoi opinionin e futbollit se nga dita e djeshme ekipi ynë do të drejtohet nga Nikolla Ilievski - Xhixhi” tha Saiti. Ndryshe  trajneri i ri në  pankinën e Renovës vjen pas dorëheqjes së Jeton Beqirit pas ndeshjes së javës së gjashtë kur Renova pësoi nga Bellasica me rezultat 0:2  në stadiumin e qytetit në Tetovë. 64- vjeçari deri më tani ka drejtuar disa ekipe nga vendi dhe jashtë, ndërsa ka drejtuar edhe reprezentacionin e Maqedonisë. Renova  pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit  pozicionohet e katërta me 11 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat