Raporte jo të mira

Futboll

Raporte jo të mira

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:54
Niko Kovaç

Duket se marrëdhëniet e Bayernit të Mynihut dhe trajnerin Niko Kovaç nuk janë aq të mira së në fillim.

Gjigantët gjermanë kanë zhgënjyer në ndeshjet e fundit dhe përgjegjësia bie mbi trajnerin Kovaç.

Ndërsa së fundmi sipas asaj që bën me dije e përditshmja gjermane Bild, Bayerni i Mynihut ka refuzuar kërkesën e trajnerit Niko Kovaç për të nënshkruar me dy lojtarë të rinj në merkaton verore transferimeve.

Sipas raportit të Bild, megjithatë, Kovaç ndjente nevojën për lojtarë të rinj në skuadër gjatë verës dhe kishte synuar mbrojtësin e Hofenheimit Kevin Vogt dhe sulmuesin e Aintrahtit të Frankfurt Ante Rebiç.

Pretendohet se hierarkia në “Allianz Arena” refuzoi me përpikëri rekomandimet e Kovaç-it, duke deklaruar se nuk i përshtateshin stilit të Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat