Gareth Bale nuk ndryshon, Reali në hall me të

Futboll

Gareth Bale nuk ndryshon, Reali në hall me të

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:41
Gareth Bale

Gareth Bale vazhdon me problemet e zakonshme që pas transferimit të tij te Real Madridi.

Uellsiani ka pësuar sërish një lëndim dhe do jetë jashtë ndeshjeve me kombëtaren, që luhen gjatë gjashtë ditëve të ardhshme.

Bale u zëvëndësua në humbjen nga Alaves, javën e kaluar teksa mungoi edhe në tre ndeshjet paraprake.

Ish-lojtari i Tottenham po vazhdon të ketë probleme me lëndime, teksa që nga transferimi i tij tek ‘Los Blancos’ gjatë sezoneve më shumë ka qëndruar në infermieri se sa në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat