Draxler: Mbappe është tepër i shpejtë

Futboll

Draxler: Mbappe është tepër i shpejtë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:54
Draxler: Mbappe është tepër i shpejtë

Kylian Mbappe është vetëm 19-vjeç, por paraqitjet e tij në fushë tregojnë se djaloshi ka talentin për t’u bërë më i miri në botë. Sipas bashkëlojtarit të tij te Paris Saint-Germain, Julian Draxler, Mbappe është një fenomen i futbollit. “Mendoj se nuk kemi çfarë të themi për këtë djalosh. Ai është një fenomen”, ka thënë Draxler. “Mbappe është tepër i shpejtë dhe besoj se të paktë janë lojtarët që posedojnë shpejtësinë e tij në futboll”. “Ai është shumë i rrezikshëm para golit dhe të gjithë jemi të lumtur që e kemi në skuadër”.

Mbappe ka realizuar katër gola në ndeshjen e së dielës përballë Lyonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat