Shqipëria mundet në çastet e fundit

Futboll

Shqipëria mundet në çastet e fundit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja

Ka nisur në qytetin e Durrësit dhe të Lushnjës turneu zyrtar eliminator për kombëtaret U-19, për Grupin 8. Në këtë grup bën pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë U-19 e drejtuar nga Erion Bogdani, e cila luajti ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Takimi i luajtur në “Niko Dovana” përfundoi me fitoren e Ukrainës, me rezultatin 1:0. Një gabim i mbrojtjes, do t`i kushtonte shumë skuadrës, pasi në minutën e 86-të të takimit janë miqtë ata që ndërmarrin një kundërsulm të rrezikshëm me Mudryk, që shënon një gol të bukur në shtyllën e dytë. Ukraina fiton 3 pikë që e mbajnë në vend të parë së bashku me Sllovakinë. Shqipëria dhe Norvegjia mbeten në fund të renditjes në Grupin 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat