Hamsik: Ma sillni Juven dhe PSG

Futboll

Hamsik: Ma sillni Juven dhe PSG

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:43
Marek Hamsik

Marek Hamsik ka insistuar që Juventusi “nuk është i pamposhtur” në Serie A dhe beson që Napoli mund të ja del edhe me PSG ashtu si ia doli me Liverpoolin

Kapiteni i Napolit është me Kombëtare me Sllovakinë dhe ka folur për Pravda për përvojat e tij në nivel klubesh këtë sezon.

“Serie A është njëra prej ligave më të mira në botë. Nuk është vetëm Juve, pasi që aty ka edhe skuadra të tjera të forta si Roma, dy klubet e Milanit, pra është një ligë shumë e balancuar”, ka thënë Hamsik.

“Juventus është forcuar, por ata nuk janë të pamposhtur. Ne mund të luftojmë deri në fund të sezonit dshe shpresojmë që ti zëmë ata”.

Napoli ka impresionuar në Ligën e Kampionëve javën që lamë pas duke mposhtur 1-0 Liverpoolin në stadiumin San Paolo.

“Liverpool janë jashtëzakonisht të fortë në sulm dhe ne nuk i lejuam atyre që ta bëjnë një goditje në gol, kështu që kjo tregon çfarë performacen të jashtëzakonshme bëm”.

“Fatkeqësisht, ne nuk fituam në ndeshjen e parë në Beograd kundër Crvena Zvezdës dhe humbëm dy pikë që mund të na kushtojnë në fund të fazës grupore”.

“Ndeshja tjetër është kundër Paris Saint-Germain e cila, si Liverpool, ka një sulm të fortë. Ne e dimë me kënd po përballemi dhe çfarë duhet të bëjmë, pa kujtuar këtu se kemi ndeshje të rëndësishme në Serie A para tyre”.

Carlo Ancelotti mori detyrën e Maurizio Sarrit në verë dhe ka transformuar taktikat e Napolit nga 4-3-3 në 4-4-2 me anësorë sulmues, duke e bërë kështu Hamsikun më shumë plejmejker.

“Tani jam mesfushorë ofensivë, një pozitë që jam mësuar të luaj tërë karrierën time duke shënuar gola, e cila gjë bën që unë të luaj në një rol me të thellë por që me përshtatet. Dëshirojë ta kem më shumë topin dhe për mua kjo nuk është problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat