Zidane te bavarezët? Ylli i Bayernit tregon të vërtetën - Bota Sot
Zidane te bavarezët? Ylli i Bayernit tregon të vërtetën

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Zidane te bavarezët? Ylli i Bayernit tregon të vërtetën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:31
Zinedine Zidane

Perspektiva e Zinedine Zidane duke marrë si trajner në krye të Bayern Munchen është hedhur poshtë si ‘vetëm thashetheme’ nga mesfushori Thiago Alcantara.

Ish-trajneri i Real Madrid është përfolur si zëvendësues i Niko Kovac pas një starti të dobët të këtij të fundit në Bundesligë.

Por kjo nuk është e vërtetë sipas yllit spanjoll të Bayernit, shkruan indeksonline.

“Është vetëm thashetheme. Për fat të mirë, ka shumë lojtarë veteran në Bayern dhe ne e dimë se si të merremi me këtë”, ka thënë Alcantara.

“Ne përpiqemi të punojmë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të ecur përpara. Ne duhet të punojmë me atë që kemi tani. Spekulimet për të ardhmen nuk arrijnë asgjë”, shtoi spanjolli. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test